Gi De Mopasan

Zonja Bonderua jeni ju?

– Po, zonja Bonderua!.

– Vërtet?

– Jua – them – unë.

– Znja Bonderua, dama e moçme me një kufie  me majucë; e devotshmja, e shenjta, zonja e respekytuar Bonderua, ajo me ato kaçurrelat false që i varen mbi ballë?

-Po, ajo vetë.

-Pa m’u shporr! Jeni i marrë apo si?

-Ju – betohem.

-Atëherë m’i thoni të gjitha.

– Jua them unë.

Që kur ishte gjallë, noteri Bonderua, thuhej se zonja Bonderua përdori për interesat e saj personal të rinjtë e zyrës.  Ajo ishte njeri i respektuar, me parime të qëndrueshme dhe plot cene të fshehta.

« I pëlqenin djemtë e bukur e, ç’ka të çuditshme këtu? Pse neve, nuk na pëlqejnë vajzat e bukura?

« Pas vd, ekjes së plakut Bonderua, vejusha jetoi e qetë dhe e ndershme me qiranë që merrte. Shkonte përherë në kishë, fliste me përbuzje për të ardhmen e saj; në sjelljen e saj nuk kishte njolla.

« Pastaj ajo u plak dhe, siç e njihni, u bë gruaja e mirë, por e ftohtë, e thartë, e keqe.

«Dhe ja tani aventura që i ndodhi asaj të enjten e shkuar:

« Siç e dini, miku im Xhovani d’Anglemar, është kapiten i dragonëve, i emëruar në periferi të Rivetës.

« Mëngjesin tjetër, duke ardhur në kazermë, mësoi se, dy dragonë të kompanisë kishin zhdepur me dru njëri-tjerin me grushta. Por ligjet për ruajtjen e nderit ushtarak ishin të rrepta. U bë një duel; pastaj dy ushtarët u pajtuan dhe pasi u pyetën nga oficeri, i treguan atij shkakun e grindjes. Dhe shkaku i rrahjes kishte qenë zonja Bonderua».

-Ashtu!?

-Po, miku im, shkaku ishte zonja Bonderua!

« Po le t’ia lemë fjalën kalorësit Sibal:

«- Ja si ndodhi, zoti kapiten. Reth tetëmbëdhjetë muaj më parë, rreth orës gjashtë apo shtatë të mbrëmjes, po kaloja, kur ja, më afrohet një një zonjë.

« Zonja Bonderua m’u drejtua në atë mënyrë, si të më pyeste se ku binte kjo apo ajo rrugë: « Iu përgjigja në çast: – Nën urdhërat tuaja, zonjë.

«Atëherë ajo më tha: – Ejani nesër në drekë në shtëpinë time. Jam zonja Bonderua dhe banoj në rrugën Trincea, numër 6.

«- S’do të mugoj, zonjë, rrini e qetë.

« Iku shumë e kënaqur dhe shtoi:«- Ju faleminderit shumë, zoti ushtar.

«-Zonjë, jam unë  ai që, duhet t’ju falënderoj.

« S’më mbeti tjetër veçse të prisja ditën e nesërme.

« Në mesditë i rashë ziles së shtëpisë së saj.

« Erdhi e ma hapi ajo vetë personalisht. Flokët kishte ngarkuar me tela.

«- Ta mbarojmë shpejt;- para se të kthehet shërbyesja, tha zonja.

«-Dakord, e bëjmë shpejt, – u përgjigja unë. – Por çfarë të bëj se?

«- Ajo filloi të qesh dhe m’u përgjigj: – Dhelparak, vërtet s’e kupton se ç’punë do të bësh?

« Për fjalë të nderit, zoti kapiten, unë s’po e kuptoja vërtet.

« Erdhhi e m’u ul pranë e më tha:

«- Nëse nxjerr  nga goja qoftë edhe një fjalë, unë të fus në burg. M’u beto se nuk do të flasësh me askënd.

« U betova se s’do t’i flisja kujt; por vazhdova të mos kuptoja një gjë. Po djersija dhe hoqa helmetën, ku mbaja shaminë. Ajo ma mori shaminë dhe deshi t’më fshinte tëmthat. Pasi më dha një puthje, më përqafoi e më foli në vesh:

« – Pra, të pëlqen?

«   – Sigurisht që edhe mua më pëlqen ajo që ju pëlqen juve zonjë, iu përgjigja, unë. Për këtë kam ardhur.

«Atëherë ajo më foli hapur fare se çfarë kërkonte nga unë. Si kuptova se për çfarë flitej, vura helmetën mbi një karrige dhe i tregova, zoti kapiten se, dragonët nuk dinë të tërhiqen kurrë prapa.

« Puna nuk më tërhiqte shumë, pasi zonja nuk ishte ndonjë  lule e freskët. Por dhe unë s’duhet të tregohem tepër i rafinuar duke parë që të hollat nuk fitohen lehtë. Pastaj më duhet të ndihmoj familjen. Mendoja: “Me këtë punë do të fitoj një skudë edhe për babanë”.

« Me të mbaruar atë punë, zoti kapiten, kuptova se më duhej të largohesha. Por ajo s’donte që unë të ikja kaq shpejt. Por unë i thashë:

– Secilit, atë që i takon, zonjë. Një gotë kushton dy lekë, kurse, dy gota kushtojnë katër lekë.

« Ajo e kuptoi ku synoja unë dhe, më vuri në dorë një napolon prej dhjetë frangash. Por s’u kënaqa shumë, sepse në xhep leku rrëshqet  dhe, nëse pantallonat s’janë të qepura mirë, ai zbret te këpucët ose s’e gjen më gjëkundi. Duke menduar këto gjëra, unë shikoja atë monedhë të verdhë, kurse ajo më shikonte mua; pastaj u skuq, sepse duke e kuptar nga ndryshimi i fytyrës sime dhe më pyeti:

«- S’të duken të mjaftueshëm?

« I përgjigjem:

«- Po, sigurisht, zonjë, por nëse për ju është e njejta gjë, do të preferoja dy copë nga pesë franga.

« Tani, zoti kapiten, kjo histori vazhdon që prej tetëmbëdhjetë muajsh. Unë shkoj ç’do të martë në mbrëmje tek ajo, natyrisht, kur më jepni ju leje, zoti kapiten. I pëlqen më shumë ta bëjë në mbrëmje atë punë, sepse në këtë kohë shërbyesja është duke fjetur në shtrat.

«Por të martën tjetër, qëlloi të mos e ndjeja veten edhe aq mirë, dhe m’u desh të shkoj në nfermieri.  Erdhi e marta, po unë s’kam mundësi të dal;  inatosesha kur mendoja dhjetë frangat, me të cilat isha mësuar tashmë.

« Atëherë mendova: – Po nuk shkoi kush, sigurisht, ajo do të gjejë një artiljer . – Kjo më mërziti shumë. Kështu që i çova fjalë bashkëfshatarit tim, Pumelës, i shpjegova se ç’do të bënte: i thashë: një më një skudat, ë, u morëm vesh?

Ai pranoi dhe u nise. I shpjegova gjithçka. Ai trokiti në derë, ajo erdhi dhe ia hap vetë derën; e futi brenda: nuk e pa fare në fytyrë dhe, nuk vuri re që ai ishte një ushtar tjetër.

« Duhet të kuptoni, zoti kapiten, dy dragonë, kur kanë të dy helmetë, ngjajnë me njëri-tjetrin.

«Por në çast, ajo e pikasi dhe e pyeti shumë  e inatosur Pumelën: – kush jeni ju? Çfarë doni? Unë nuk ju njoh fare!

« Pomeli e sqaron. I  thotë se atë e kisha dërguar unë si zëvendës, me që nuk e ndieja veten mirë

«Ajo e sheh, kërkon që dhe ai të betohet se do ta mbajë të fshehtë këtë punë dhe, pastaj siç do ta keni kuptuar  ai e pranon, mbasi dhe Pomeli nuk ishte një djalë për t’u hedhur poshtë.

« Po kur ky bastard, zoti kapiten, kur u kthye nga zonja  nuk donte të më jepte pesë lirat e mia,  Për sa më përket mua, nuk do të bëja zë, por ishte në mes babai dhe, s’bëhej shaka.

« I thashë: – Nuk është  mirë kjo që bën: ti kështu,  çnderon uniformën e dragonëve.

«Ai ngriti duart, zoti kapite duke thënë se, një shërbim i këtij lloi, vlente më shumë se dyfishin.

« Secili e mendon siç i duket më mirë, apo jo? Por atëherë, ai, nuk duhej të kishte pranuar.

« Ia dhashë një grusht hundëve. Pjesën tjetër ju e dini.

« Duke i treguar këtë histori, kapiteni d’Anglemar qeshte me lot. Por ai  më vuri të betohem për  fshehtësinë që foli për dy ushtarët.

Por më bëri të betohem  për sekretin që u kishte premtuar dy ushtarëve. Më  bëri të betohem ta mbaja të fshehtë bisedën  me dy ushtarët. Edhe ju mos më tradhtoni, mbajeni për vete, më premtoni?, pyeti kapiteni Anglemar.

-Mos keni frikë, zoti kapiten.  Po si përfundoi pastaj ?

Si?  Jua jap që ta dalloni mes mijërave!…

Zonja Bonderua i mbajti të dy dragonët, secilin në ditën eaktuar. Dhe kështu u kënaqën që të tre: zonja dhe dy dragonët.

–  Ah,  qenka zbavitëse, qenka vërtet zbavitëse!

– Dhe prindërit pleq siguruan nga një copë bukë për të ngrënë.

Morali u shpëtua.

Përktheu: Faslli Haliti

Burimi: Gazeta Mapohttps://gazetamapo.al/zevendesi-tregim/