Një njeri ndihej gjithmonë i sfilitur nga vështirësitë e jetës dhe foli për këtë me një mësues të njohur: 

“Nuk arrij dot ta duroj këtë jetë! Kjo jetë është e padurueshme!”
Mësuesi mori disa hi në dorë dhe i lëshoi të binin në një gotë plot me ujë të pastër që e kishte mbi tavolinë, duke thënë: 

“Këto janë vuajtjet e tua”.

Uji në gotë u turbullua dhe u ndot. Mësuesi e hodhi në tokë, pastaj mori edhe pak hi tjetër në dorë, pikërisht si herën e parë dhe ia tregoi atë njeriut, pak më vonë u afrua te dritarja dhe e hodhi në det. Hiri u zhduk menjëherë pa lënë gjurmë. Dhe deti ishte saktësisht si më parë.

“Dëgjo, – vazhdoi mësuesi duke shpjeguar kuptimin e gjestit, – çdo ditë duhet të zgjedhësh çfarë dëshiron të jesh: një gotë uji apo deti. ”

Gjenden shumë zemra të vogla, shumë shpirtra që jetojnë në frikë, shumë mendje të kufizuara dhe shumë krahë të mpirë. Në këtë kohë na mungon guximi.

Jo guximi i çmendur dhe i papërgjegjshëm, por guximi i vërtet që në çdo vështirësi të bën të thuash me një qetësi shpirtërore të madhe: “Ka sigurisht një mënyrë për të gjetur një zgjedhje dhe unë do ta gjej!”

Burimi: Akropoli i Ri