Zonja nga qyteti

Zonja nga qyteti është një film komedi xhiruar në Shqipëri nga regjisori Piro Milkani i vitit 1976.

Skenari: Ruzhdi Pulaha, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Agim Krajka.

Përmbajtja:

Vendimi i Ollgës për të jetuar me Melin, vajzën e saj që punon si ndihmës-mjeke fshati, kthehet në situata plot peripeci. Pas një panairi të tërë letërkembimi për të gjetur një dhëndër qyteti, Ollga i prezanton Melit Koçin që hiqet si artist i vërtetë. Por Meli ka rënë në dashuri me Bujarin dhe nuk shkulet nga fshati.

Aktorët dhe rolet e tyre në këtë film janë:

  • Violeta Manushi……Ollga
  • Rajmonda Bulku…….Meli
  • Stavri Shkurti…….Sala, Sekretari i partise
  • Pandi Raidhi………Bako Kembora
  • Yllka Mujo………..Shpresa
  • Piro Kita…………Bujari, drejtori i shkolles
  • Sotiraq Bratko…….Tirka
  • Vasillaq Vangjeli….Koçi
  • Petraq Xhillari …..Malua
  • Vangjel Grabocka ….Xha Shahimi