“Prilli ku u lindën gra të shquara në një shekull”  ka përkujtuar zonja të shquara : Nermin Vlora Falaschi, Vaçe Zela, Margarita Xhepa, Irini Qirjako, Vllasova Musta, Aksinja Xhoja, Liri Beqja, Lavdie Bisha dhe Ajtene Krasniq.

Një mbrëmje gala iu është kushtuar e zonjave të mëdha që kanë lindur në muajin prill në teatrin “Petro Marko” dhe më pas kanë vijuar të tjera aktivitete si homazhet tek varri i Nermin Vlora Falaschit në Kaninë, përkujtimi i dasmës së Skënderbeut e me takime e debate për rolin e gruas në jetën politike e sociale të vendit.

Festa që mban emrin “Prilli ku u lindën gra të shquara në një shekull” është organizuar në fund të prillit nga Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, në bashkëpunim me kryetarin e baskisë, z. Dritan Leli dhe kryetarin e fshatit Kaninë z.Astrit Aliaj. Njëherësh u përkujtua edhe 17-vjetori i Fondacionit, si edhe  dasma e Donika Kastriotit në Kalanë e Kaninës në prillin e mbi 5 shekujve më parë. Të pranishme ishin gra të shquara, pjesë e Fondacionit, Ambasadorja e Kroacisë në Tiranë.

Burimi: GazetaDita.al