Heroi i maskuar, Zorro, lindi 100 vite më parë, kur u shfaq në një revistë amerikane për tu bërë shpejt një ikonë ndërkombëtare bashkë me homologë si Tarzani apo Supermeni. Kalorësi me maskë, i veshur me të zeza, u krijua nga shkrimtari amerikan Johnston McCulley në gusht 1919. Dhe ai më pas hapi rrugën për një shekull të tërë superheronjsh.

Zorro është heroi i parë i maskuar. Para Batmanit, para supermenit, para Wonder Women,para të gjithëve ishte Zorro.

Karakteri është alteregoja e një njeriu të fisshëm spanjoll, në shekullin e 19, Don Diego de la Vega, që kthehet në Kaliforni pas studimeve në Spanjë dhe zbulon se gjithçka është në duart e tiranëve të korruptuar dhe mizorë.

Kur ai vendos të ndërhyjë, zgjedh të maskohet nën një maskë dhe kapelë të zezë. Ai përdor shpatën e tij për të lënë si shenjë një Z, pasi mund të këqinjtë.

Më shumë se 50 filma kanë patur si hero kryesor zorron. Në dy prej tyre, maska e Zorros dhe legjenda e Zorros, petkat e heroit i veshi aktori spanjoll Antonio Banderas, që bashkë me Catherine Zeta Jones, i bënë filmat ndër më të pëlqyerit e hollivudit.

Walt Disney krijoi një seri televizive, me 78 episode nga 1957 në 1961, që ishte mjaft popullore e madje transmetohet ende në Francë. Dhe heroi tashmë 100 vjeçar, është parë po ashtu edhe në teatër, filmat e animuar, librat komikë dhe videolojëra./Kultplus.com